Telegrafi

“I qëllimshëm apo i rastësishëm” – Portieri i Haitit, Josue Duverger shënon një nga autogolat më të çuditshëm ndonjëherë

Haiti u eliminua nga Kanada në kualifikueset e Kupës së Botës të martën mbrëma, pjesërisht falë autogolit të jashtëzakonshëm të portierit Josue Duverger.

Haiti kryesoi grupin e tyre në kualifikimet e Amerikës së Veriut për Kupën e Botës 2022, duke mundur Nikaraguan, Belizen dhe Ishujt Turk dhe Caicos, për të kaluar në fazën e dytë.

Atyre u ra shorti me Kanadanë në ‘play-off’ me dy ndeshje për të arritur në fazën e fundit kualifikuese të grupit dhe humbën ndeshjen e parë 1-0 të shtunën.

Kjo u la atyre disa mundësi për të kaluar në fazën e fundit, në ndeshjen e së martës, veçanërisht pas një pjese të parë pa gola, por vetëm një minutë pas pushimit, ndodhi katastrofa.

Mbrojtësi i qendrës Kevin Lafrance me qetësi kaloi topin prapa drejt Duverger, portieri u përpoq ta largonte atë por humbi, me topin që rrokulliset drejt portës ai kishte një mundësi tjetër për ta larguar, por vetëm e preku atë dhe e futi në portën e vet.

Duverger, i cili është vetëm 21-vjeçar, po bënte ndeshjen e tij të parë si titullar për ekipin kombëtar dhe kishte bërë një varg pritjesh të mira në pjesën e parë, me Kanadanë që mbizotëronte në mënyrë të papritur ndeshjen.

Në mënyrë të pabesueshme, ndeshja ndërroi kahe në pjesën e dytë dhe në fund Kanadaja fitoi me rezultat të pastër 3-0 me dy golat tjerë që u shënuan nga Cyle Larin (74’) dhe Junior Hoilett (89’).

Fitorja e përgjithshme 4-0 do të thotë që Kanada tani do të përballet me SHBA-të, Meksikën, Kosta Rikën, Xhamajkën, Hondurasin, Panamanë dhe El Salvadorin në fazën e tretë të kualifikimeve.

Tri ekipet më të mira në grup do të kualifikohen për Katar 2020, ndërsa vendi i katërt luan në një ‘play-off’ kundër një ekipi nga një kontinent tjetër. /Telegrafi/