Site icon Telegrafi

Qelizat yndyrore te obezët janë “të sëmura”

Te qelizat yndyrore të personave të trashë janë vërejtur dallime në retikulumin endoplazmatik, i cili luan rol të rëndësishëm në sintezën e proteinave. Si pasojë e këtyre ndryshimeve, qeliza prodhon proteina të cilat mund të shkaktojnë rezistencën në insulinë.

Autorët e studimit supozojnë se dallimi ndërmjet qelizave yndyrore te personat me mbipeshë dhe te ato normalë, tregon lidhshmërinë ndërmjet mbipeshës dhe rrezikut për zhvillimin e diabetit dhe sëmundjeve të zemrës.

Exit mobile version