Site icon Telegrafi

Qelbashët kalojnë më mirë në jetë?

Nëse dëshironi që njerëzit të sillen mirë ndaj jush, mos përdorni deodorans

Hulumtimet kanë treguar që aroma e keqe e trupit e shkaktuar nga mungesa e higjienës personale shkakton mëshirë, për ç’shkak edhe meshkujt, edhe femrat, në çdo çast janë të gatshëm t’u ndihmojnë personave qelbashë.

Ekspertët kanë konstatuar që qelbashët janë lehtë të lëndueshëm, mirëpo gjithashtu edhe shkaktojnë ndjenjën e brengosjes dhe mëshirës, për ç’gjë njerëzit kanë nevojë që të bashkëpunojnë me personat të cilët pas vetes lënë aromë të pakëndshme.

Një kohë të gjatë është besuar që personat të cilët lënë pas vetes aromë të pakëndshme shkaktojnë ndjenjën e krupës dhe të refuzimit, mirëpo studimet të cilat janë bërë, tregojnë që fjala është krejtësisht për emocione të kundërta.

Njerëzit me shumë dëshirë u ndihmojnë qelbashëve, posaçërisht atyre për të cilët mendojnë se nuk janë përgjegjës për “qelbjen” e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version