Nisma për Kosovën ka mbajtur sot tubim elektoral në qytetin e Mitrovicës. Kandidati për kryetar të Komunës së Mitrovicës nga radhët e Nismës, Qazim Shala, ka prezantuar programin e tij qeverisës prej 50 pikave, ndër të cilat ka potencuar zhvillimin ekonomik, arsimin, shëndetësinë, zhvillimin e sektorit për kulturë, rini, sport.
“Mitrovica ka qenë krenaria e Kosovës, ish-Jugosllavisë, Evropës dhe me disa elemente ka qenë e njohur historikisht. E, sot është qyteti më i varfër i Kosovës, qytet me shumë probleme, rreziqe dhe me një konstatim se ky qytet është bërë i padëshirueshëm edhe për vetë qytetarët e Mitrovicës, por gjithashtu edhe për qytetarët e Kosovës. E pabesueshme, por mjerisht e vërtetë”, ka thënë Shala. /KP/