Site icon Telegrafi

Qazim Laçi shkëlqen me gol në fitoren e Sparta Pragës – shpallet lojtari i ndeshjes

Sparta Praga ka shënuar fitore me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 23-të në elitën e futbollit çek ndaj Dynamo Budejovice.

Vendimtar në këtë takim për Spartën ishte mesfushori shqiptar Qazim Laçi i cili pati një paraqitje fantastike e cila në fund u kurorëzua me një gol.

Për paraqitjen dhe golin e shënuar, Laçi u vlerësua si lojtari më i mirë i ndeshjes sipas Sofascore, duke marrë notën 9.0.

Përveç golit të shënuar, Laçi pati 32 pasime të kompletuara, nëntë pasime kyçe dhe dy shanse të mëdha për gol të krijuara.

Ai gjithashtu pati tri gjuajte të bllokuara, një duel të fituar dhe një ndërhyrje ndaj kundërshtarit.

Me pak fjalë reprezentuesi shqiptar ishte i kudondodhur, si në fazën defanzive ashtu edhe në atë ofanzive për të ndihmuar ekipin e tij.

Për 29-vjeçarin ky ishte goli i dytë në 19 ndeshje sa ka luajtur gjithsej këtë sezon në kampionat, teksa ka po aq asistime./Telegrafi/

Exit mobile version