Telegrafi

Qatip Osmani jep dorëheqje nga posti i trajnerit të Shkëndijës

Klubi i futbollit Shkëndija nga Tetova njofton se Qatip Osmani ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Nga atje thonë se kryesia e klubit ka pranuar dorëheqjen e tij.

“Qatip Osmani nuk është më trajner i Shkëndijës, pasi kryesia ka pranuar dorëheqjen e tij.

Shkëndija dhe Qatip Osmani ndajnë rrugët. Ndeshja e fundit e sezonit 2022/2023 përballë Rabotniçkit ishte e fundit për trajnerin Osmani në bankinën kuqezi. Tekniku ka ofruar dorëheqjen e tij, e cila është pranuar nga ana e klubit.

KF Shkëndija falënderon Qatip Osmanin për angazhimin e tij në klub, duke i uruar shëndet dhe shumë suksese në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e KF Shkëndijës.

Shkëndija sezonin 2022/2023 e mbylli në vendin e tretë me 57 pikë./Telegrafi/