Qarabag dhe Roma do të takohen në Azerbaixhan në duelin e radhës të Ligës së Kampionëve.
Roma për këtë takim ka të përgatitur shumicën e lojtarëve startues, por ka edhe lëndime.
Karsdrop ka një dëmtim në gju, teksa Schick është i lënduar në kofshë. Hector Morena po astu në kofshë, kurse Perotti mbetet në dyshim.
Te Qarabagu në dyshim është shqiptari, Ansi Agolli, për një dëmtim në ije.
Roma do ta kërkojë fitoren në këtë takim nga minuta e parë dhe synon kualifikimin tutje në Ligën e Kampionëve pas barazimit pa gola në shtëpi ndaj Atletico Madridit.
Formacioni i Qarabagut: Kanibolotskiy; Medvedev, Huseynov, Yunuszadä, Rzeźniczak; Míchel, Richard Almeida; Henrique, Elyounoussi, Madatov; Ndlovu
Formacioni i Romës: Alisson Becker; Bruno Peres, Manolas, Juan Jesus, Kolarov; Pellegrini, De Rossi, Nainggolan; Defrel, Džeko, El Shaarawy.