Telegrafi

I pyetur nga gazetarët për të ardhmen e Mbappes, presidenti i PSG-së sqaron situatën

Nasser Al-Khelaifi është pyetur nga gazetarë për të ardhmen e Kylian Mbappes te Paris Saint-Germain.

Sulmuesi francez është duke u kërkuar nga Real Madridit, derisa lojtari nuk ka shprehur dëshirë që të rinovojë kontratën.

Por, i pari i klubit nga Parisi ka thënë se Mbappe ka kërkuar që të kenë një skuadër garuese, tani e kanë atë.

Lexo po ashtu "Është një ditë e madhe sot, afër vetës kam personin që do na sjellë shumë trofe”, presidenti i PSG-së me fjalë të mëdha për Messin

“E ardhmja e Mbappes? Besoj që të gjithë e dinë tashmë. E ardhmja e tij është e qartë”, ka thënë Nasser Al-Khelaifi.

“Ai dëshiron që ne të jemi sa më garues. Mirë, ne tashmë kemi skuadrën më garuese. Ai nuk do të bëjmë asgjë më shumë, pos të qëndrojë”, ka shtuar më tej presidenti i PSG-së.

Nasser Al-Khelaifi është shprehur shumë i lumtur për transferimin e Messit, derisa shpresojnë të fitojnë shumë trofe së bashku. /Telegrafi/