Për të përfituar më së miri nga paratë, ato duhet t’i shpenzoni në gjërat që i dashuroni dhe që ju nevojiten, e jo vetëm në gjëra të kota. Kjo, normalisht, më lehtë thuhet sesa që bëhet, por herën tjetër, para se të blini diçka, ndaluni dhe bëjani vetes një pyetje të thjesht: çfarë nëse?
Joshua Becker shpjegon se kurdo që e ndjeni nevojën për të blerë diçka, vetëm bëjani vetes versionin e shkurtër të pyetjes, “çfarë do të mund të bëjë nëse nuk e blej këtë gjë?”
Çdo blerje përmban një kosto të mundësisë. Pyetja, “por çfarë nëse nuk e blej”, na detyron ne ta njohim atë dhe ta artikulojmë më mirë.
Kur jeni në pikën që dëshironi të shpenzoni menjëherë, zakonisht keni probleme me emocionet, të cilat e bëjnë më të vështirë që të ndaleni dhe të mendoni arsyeshëm rreth idesë së kostos së mundësisë. Plus, kur pyetni “çfarë nëse”, ju jeni më pak të përqendruar në atë se çfarë do t’ju ikë, e më shumë të përqendruar në një alternativë pozitive.
Prandaj, gjithmonë para se të blini diçka bëjani vetes pyetjen magjike dhe mendoni nëse ka një alternativë më të mirë për shpenzimin e parave. /Telegrafi/