Kaçurreli i Barcelonës, Carles Puyol, ka zgjedhur formacionin me lojtarët kundërshtarë që ka luajtur kundër tyre.
Carles Puyol ka fituar 21 trofe me klubin e Camp Nou, po ashtu fitoi edhe Kupën e Botës dhe Kampionatin Evropian me kombëtaren spanjolle.
Mbrojtësi që u pensionua në vitin 2014, ishte njëri ndër më të mirët në histori.
Në portë ka zgjedhur Giannluigi Buffonin, ndërsa në krahë Javier Zanettin dhe Roberto Carlosin.
Në sulm është Sergio Aguero dhe Didier Drogba e Arjen Robben.
Zinedine Zidane, Clarence Seedorf dhe Andrea Pirlo janë në mesfushë.
Në formacion nuk ka vend për Cristiano Ronaldon. /Telegrafi/