Telegrafi

Putin shpërblen mjekun që kishte falsifikuar diagnozën e helmimit të Navalnyit

Ministria ruse e Shëndetësisë ka emëruar Aleksandar Murakhovskyin, ministër të të njëjtit dikaster për rajonin e Omskit.

Murakhovsky, deri më tani ishte drejtues i spitalit në Omsk, i cili ishte shtrirë opozitari rus, Alexei Navalny pasi ishte helmuar me agjentin nervor Novichok.

Ai për opinionin u bë i njohur pasi që refuzonte dhënien e lejes për transferimin e Navalnyit për mjekim të mëtejmë në Gjermani, si dhe kishte hedhur poshtë dyshimet se kritiku i Kremlinit ishte helmuar, duke deklaruar se Navalny kishte çrregullim metabolik, përcjell Telegrafi.

Pas transferimit të Navalnyit për mjekim në Gjermani dhe pas dërgimit të analizave në disa laboratorë prestigjioz, u bë e ditur se kundërshtari i Vladimir Putinit ishte helmuar me Novichok, helm i cili ishte përdorur më herët nga Shërbimi i Inteligjencës Ushtarake ruse (GRU), si në rastin e Sergey Skripal në Londër dhe kundër biznesmenit bullgar Emilian Gebrev. Në të dy rastet është bërë i njohur identiteti i personave të dyshuar dhe të gjithë janë zyrtarë të GRU-së.

Falsifikimi i diagnozës dhe deklarimi i rrejshëm se Navalny nuk ishte i helmuar, si duket i janë shpërblyer Murakhovskyit, i cili nga tani do të drejtoj Ministrinë e Shëndetësisë për rajonin e Omskit.

Bazuar në trendin se si gradohen personat besnik të Putinit, besohet që në zgjedhjet lokale ose edhe ato parlamentare Murakhovsky të jetë pjesë e listës së partisë së Putinit, Rusia e Bashkuar. /Telegrafi/