Site icon Telegrafi

Putin ‘pritet të jep dorëheqje’ nga pozita e presidentit në fillim të vitit të ardhshëm mes frikës se është i sëmurë me Parkinson

Vladimir Putin po planifikon të largohet nga pozita e presidentit të Rusisë, në fillim të vitit të ardhshëm, mes frikës se nuk qëndron mirë me shëndet.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, të dhëna nga burimet e brendshme të Kremlinit thanë se, ai ka simptoma që lidhen me sëmundjen e Parkinsonit.

Hulumtuesit që studiuan pamjet e fundit të Putinit vunë re se, këmbët e tij vazhdimisht dridhëshin ku dukej se kishte dhimbje deri sa mbështetej në krahun e karriges.

Gishtat e tij gjithashtu dridheshin derisa mbante një stilolaps dhe shtrëngonte një filxhan, i cili besohej se përmbante një koktej qetësues.

Spekulimet se mbretërimit të tij 20-vjeçar mund të jetë afër fundit, u rritën në fillim të kësaj jave kur u hartuan disa ligje që e bëjnë atë deputet për gjithë jetën kur ai të jep dorëheqjen.

Legjislacioni i prezantuar nga vetë Putini, do t’i garantoj atij imunitet ligjor nga ndjekja penale derisa të vdesë.

Stafi i presidentit vazhdimisht ka hedhur poshtë pretendimet se, ai po hap rrugën për një largim nga politika. /Telegrafi/

Exit mobile version