Hulumtimi i cili ka përfshirë mbi 1.000 studentë ka dëshmuar që femrat i kushtojnë rëndësi të madhe puthjes. Ato e shfrytëzojnë puthjen për vlerësimin e atij që e pranon atë si një partner të mundshëm, e më pas si mënyrë të mbajtjes së intimitetit dhe vlerësimit të statusit të lidhjes.
Meshkujt megjithatë, i kushtojnë shumë më kap rëndësi puthjes, duke shfrytëzuar puthjet për të rritur shanset që të vijnë deri tek seksi, pohojnë psikologët.
Në fakt, meshkujt janë dukshëm më të gatshëm të lëshohen në marrëdhënien seksuale pa puthje, të bëjnë seks më dikë që nuk i tërheqë apo të bëjnë seks me dikë të cilën e konsiderojnë që puthet keq.
Hulumtimi gjithashtu ka dëshmuar që për femrat puthja ka rëndësi gjatë gjithë lidhjes, përderisa meshkujt e humbin interesimin për puthje me kalimin e kohës së lidhjes së tyre.