Poezi nga: Robert Burns
Përktheu: Dritëro Agolli
Gjurmë e njohjes së sivjetshme
Dhe premtim me fshehtësi,-
Puthja – luleborë e hershme,
Borë e bardhë e pastërti.
Një lëkundje: desha, s’deshe!
Miqësi e njomë e re
Prej pëllumbi, pëllumbeshe,
Gazi i parë e plot hare.
Mall i ndarjes së trishtuar
Dhe dyshimi: “Po më pas”?
S’e gjej fjalën e bekuar
Që mendimin larg ta ngas!