Shqiptarët e Luginës së Preshevës po vazhdojnë të përballen me diskriminim administrativ nga pushteti aktual në Serbi.
Përveç pasivizimit të adresave në Medvegjë, Preshevë e Bujanoc, shqiptarët po përballen me diskriminim edhe në aspektin e përdorimit të emërtimit të rrugëve dhe institucioneve në gjuhën shqipe.
Edhe pse me Kushtetutën e Serbisë është e garantuar e drejta e përdorimit të gjuhëve të pakicave në toponime dhe emërtimin e institucioneve, kjo nuk po respektohet në Komunën e Medvegjës, madje edhe po hiqen dhe fshihen emërtimet në shqip.
Flora Ferati-Sachsenmaier, bashkëpunëtore Shkencore në Institutin Max Plank për Studimin e Diversitetit Fetar dhe Etnik, përmes një postimi në Twitter, ka publikuar disa fotografi, duke treguar se “partia në pushtet SNS e Serbisë vazhdon të heqë tabelat dygjuhëshe në komunën e Medvegjës.
“Siç tregojnë pamjet e mëposhtme, gjuha shqipe po hiqet sistematikisht nga të gjitha shenjat e informacionit (objektet e kujdesit shëndetësor, emrat e rrugëve, informacionet turistike)”, ka shkruar Ferati-Sahsenmaier. /Telegrafi/
🇷🇸Serbia’s SNS ruling party continues to remove bilingual signs in the municipality of Medvegje/Medvedja.
As the images below show, Albanian language is being systematically removed from all signs of information (healthcare facilities, road names, tourist information). pic.twitter.com/Ntho8JJc4r
— Flora Ferati-Sachsenmaier (@FloraFerati) February 11, 2022