Site icon Telegrafi

Pushimi duket se nuk ekziston në agjendën e Haaland – ylli i Dortmundit tashmë ka ndërtuar një fizik të ‘frikshëm’

Erling Haaland duket se nuk është duke bërë asnjë ditë pushim, pasi trupi i tij konfirmon punën e madhe që po e bënë.

Talenti norvegjez po qëndron më shumë në palestër, duke formësuar edhe më shumë fizikun e tij.

Në disa foto të publikuar në rrjetet sociale, shihet se muskujt e Haalandit kanë filluar të zgjerohen.

Lojtari 20-vjeçar dëshiron të jetë edhe më i fortë në duelet fizike dhe tashmë ka arritur në një nivel që mund të testojë veten.

“Nëse shikoni trupin tim, nëse shikoni këmbët e mia, do të shihni se unë kam ndryshuar shumë. Unë jam krejtësisht ndryshe. Jam bërë një burrë i vërtetë”, deklaroi ai për AS.

“Jam bërë më i shpejtë. Kjo është një nga gjërat më të rëndësishme”.

“Unë kam shkuar nga 86 kilogramë në 94, por nuk është një bark birre, ka të bëjë me masë muskulore bruto. Unë kujdesem shumë për atë që ha”, ka shtuar ai më tej.

Haaland është bërë cak i shumë skuadrave evropiane dhe në këtë verë mund të realizojë një kalim spektakolar te Real Madridi, Manchester United, Manchester City apo Chelsea. /Telegrafi/

Exit mobile version