Një grup burrash serbë nga Graçanica kanë mbërritur në parkun Pionirski në Beograd, por në mesin e tyre ka punonjës të institucioneve serbe, jo studentë, shkruan Qendra Mediale Çagllavicë, shkruan N1.
Në rrjetet sociale është shfaqur një video ku shihet një grup të rinjsh nga komuna e Graçanicës teksa mbërrijnë në parkun Pionirski në Beograd, ku ishin vendosur tenda ditët e kaluara ku pjesëmarrësit u mblodhën në kundërshtim me protestat e studentëve në të gjithë Serbinë, transmeton Telegrafi.
Mirëpo nga incizimet e disponueshme shihet se në mesin e këtyre të rinjve pothuajse nuk ka studentë, por të punësuar në institucionet e Kosovës dhe ato serbe në Kosovë.
Pjesëmarrësit në Parkun Pionirski paraqiten si “studentë që duan të mësojnë”, duke kërkuar ndalimin e bllokadave dhe vazhdimin e aktiviteteve akademike.
Megjithatë, siç njoftuan ditët e kaluara media të shumta, e konfirmojnë edhe informacionet nga rrjetet sociale, mes të grumbulluarve nuk janë vetëm studentë, por edhe persona të sjellë me urdhër të SNS-së, përfshirë aktivistë partiakë, punonjës të institucioneve publike dhe individë nga grupet e tifozëve. /Telegrafi/