Punonjësi i një shkolle të mesme në Bosnje e Hercegovinë vret tre persona, drejtorin – profesoreshën e gjuhës angleze dhe sekretaren
Në një sulm të armatosur në shkollën e mesme në Sanski Most të Bosnje e Hercegovinës janë vrarë tre persona.
Sipas informacioneve të para është raportuar për dy persona të vrarë dhe të plagosur, kurse tani është konfirmuar nga policia e atjeshme se është vrarë edhe një person.
Të vrarët kanë mbetur drejtori i shkollës, Nijaz Haliloviq, profesoresha e gjuhës angleze Gordana Midzhan si dhe sekretarja e shkollës Nisveta Kluniq, transmeton Telegrafi.
Kryesi i vepër është ndihmës punëtor në shkollë, kurse pas vrasje të kryera raportohet të ketë tentuar të kryej vetëvrasje.
Gjatë këtij tentimi i ka shkaktuar vete lëndime të rënda dhe për këtë është dërguar me urgjencë në spitalin e Banja Llukës.
Pas intervenimit të mjekëve, gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar. /Telegrafi/
Pucnjava u Sanskom Mostu, troje mrtvih pic.twitter.com/w8hBrqyBG9
— Nezavisne novine (@NezavisneBL) August 21, 2024