Site icon Telegrafi

Punimet në Urën e Rogovës afër finalizimit

Punimet e urës e cila gjindet në fshatin Rogovë janë në shumë afër finalizimit, ku tashmë në këtë urë po ndërtohen edhe trotuaret të cilat do të shërbejnë për lëvizjen e këmbësorëve në këtë urë.

Kur kjo urë është në fazën finale të punimeve, batorët e kërij fshati shprehen të lumtur, sepse sipas tyre përfundimi i punimeve të kësaj ure është i mirëseardhur, sepse sipas tyre kjo urë ka qenë gjithmonë e nevojshme për lëvizjen e qytetarëve të kësaj ane.

Kjo urë e cila përveç që lidh Rogovën me Gjakovën, bën edhe lidhjen e Rogovës me 10 fshtatra të tjerë të zonës së Hasit.

Përveç trotuareve që janë tashmë të vendosura në këtë urë, në varësi të kuushteve atmosferike pritet që shumë shpejtë të vendoset edhe sinjalistika, edhe ndriçimi mbi këtë urë e cila është 140 metra e gjatë, dhe 10 metra e gjerë. /Telegrafi/

Exit mobile version