Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se të premten (10.02.2023) do të kryhen punime për siguri të sistemit energjetik dhe si rezultat në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.
Ky do të jetë orari i ndërprerjes së energjisë elektrike sipas rajoneve të Kosovës.
Pejë
Punime nga pala e tretë
1.
TS 110/10kV Deçani do të ndërprehet:
Dalja 10[kV] Isniqi (kodi: 53000008) nga ora 12:00 deri 15:00
Vendet: Ahmetgjekajt, Tishukajt, Mehmetajt, Mulajt, Kuklec, Osadautajt, Tahirsylaj, Rexhametajt dhe Osmanajt.
Arsyeja: Punët që duhet të kryhen sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit të aprovuar, si dhe rekomandimeve nga komisioni i pranimeve teknike.
Prizren
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
1.
NS 35/10 kV Prizreni III
Nga Dalja 10 kV Çlirimi i Popullit do të ndërprehet:
TS 10/0.4kV TS Shtëpia e Kulturës (kodi: 30032013004) nga ora 07:00 deri ora 13:00
Vendet: Shtëpia e Kulturës, Teatri i Prizrenit, një pjese e rr. Adem Jashari, një pjesë e rr.Mbreti Zog.
Arsyeja: Ndërprerje për siguri, krasitja e druve dekorativ në rr. Adem Jashari nga kompania “EKOREGJIONI”.
Ferizaj
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
1.
NS 35/10(20) [kV] Magure do të ndërprehet:
TS 10/0.4[kV] Harilaq i Vogël (Shkolla) (kodi: 41048003058) nga ora 10:30 deri në orën 15:30
Vendet: Harilaq te Shkolla.
Arsyeja: Ndërprerje për siguri, punime në NS Harilaq i Vogël (shkolla) në tensionin e mesëm dhe të ulët.
Vërejtje: Në NS 10/0.4 [kV] Harilaq i (shkolla) Vogël do te shkyçet vetëm ajo dalje 0.4 [kV] në të cilën punohet. /Telegrafi/