Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se të enjten (05.01.2023) do të kryhen punime për siguri të sistemit energjetik dhe si rezultat në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.
Ky do të jetë orari i ndërprerjes së energjisë elektrike të enjten sipas rajoneve të Kosovës.
Prishtinë
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
1.
Nga NS 110/10[kV] Prishtina 5 do të ndërprehet:
NS 10/0.4[kV] TS Prugovc te Kaqurët me (kod: 13000002045) prej orës 10:00 deri në ora 10:30
Vendet: fshati Prugovc.
Arsyeja: Për shkaqe sigurie, rregullim i rrjetit 0.4 kV.
Pejë
Punime nga KOSTT-i
1.
Nga TS 110/10kV Deçani do të ndërprehet:
TR 1 (J12) dhe SSH 10/10kV Isniqi (J14 – Isniqi I) dhe pa tension mbesin të gjitha daljet 10kV nga zbarrat 1 prej orës 13:00 deri në ora 15:00
Vendet – rrugët: Brigada Kosovare (një pjesë), e Demostratave (një pjesë), Elena Gjika, Elez Geci-Maxhun Berisha (një pjesë), Luan Haradinaj, Osmon Cacaj (një pjesë), Salih Çeku (një pjesë) dhe Skenderbeu (një pjesë) dhe Manastiri i Deçanit në Deçan; fshatrat: Baballoq, Beleg, Carabreg i Ulët (një pjesë), Carabreg i Epërm (një pjesë), Dubravë (një pjesë), Gramaqel, Irzniq, Ledina, Llukë e Eperëme (një pjesë) dhe Prekolluk, , Isniq, Lëbushë, Strellc, Strellc i Epërm dhe Strellc i Ulët, Dashinoc, Gllogjan, Gramaqel, Irzniq (një pjesë), Kodrali, Lluka e Ulët, Lluka e Epërme, Lumbardhë, Maznik, Pozhar, Ratishë e Epërme, Ratishë e Ulët dhe Shaptej, Llukë e Epërme dhe Hylaj.
Arsyeja: Ndërprerje emergjente- kyçja e TR 1, shpërndarja e ngarkesës në 2 trafostacione për shkak të mbingarkesës. /Telegrafi/