Pamjet e lëshuara të hënën tregojnë momentin kur një punonjës i hekurudhës indiane nxituan të shpëtonin jetën e një fëmije që kishte rënë në shina.
Videoja CCTV, e postuar në rrjetet sociale nga Ministria e Hekurudhave të Indisë, tregoi një punëtor stacioni në Vangani Station në Mumbai duke vrapuar me shpejtësi për të shpëtuar një fëmijë ndërsa një tren po vinte drejt tyre.
Punëtori e ngriti fëmijën në platformë disa çaste para se treni të kishte goditur, raporton cnn.
Ministria vlerësoi punonjësin, piketarin Mayur Shelkhe, si një “samaritan të mirë”. “Ne e përshëndesim guximin shembullor dhe përkushtimin maksimal ndaj detyrës”, shkruan ata.
Indian Railways është operatori i katërt më i madh hekurudhor në botë dhe punëdhënësi më i madh i Indisë. /Telegrafi/
A Good Samaritan:
At Vangani station of Central Railway, Pointsman Mr. Mayur Shelkhe saved the life of a child just in the nick of the time. He risked his life to save the life of the child.
We salute his exemplary courage & utmost devotion to the duty. pic.twitter.com/V6QrxFIIY0
— Ministry of Railways (@RailMinIndia) April 19, 2021