Përfaqësues të Sindikatës së Re Korporata Energjetike e Kosovës i ka bërë me dije Qeverisë së Kosovës, se nuk do të tolerojnë falimentimin e KEK-ut, siç po ndodhë me ndërmarrjet tjera publike dhe njëkohësisht kanë kërkuar që mjetet financiare të fituara nga djersa e punëtorëve të KEK-ut, të zotuara për investime të domosdoshme të kësaj ndërmarrje për të pasur prodhim stabil me energji elektrike si dhe për të mbajtur 4000 familje, mos të prekën, apo të transferohen për qëllime tjera.
Sipas një komunikate, investimet janë të domosdoshme për të pasur prodhim stabil me energji elektrike.
“Përmes kësaj shkrese, i bëjmë me dije Qeverisë së Kosovës, se nuk do të tolerojmë falimentimin e KEK-ut, siç po ndodh me ndërmarrjet tjera publike dhe njëkohësisht kërkojmë që mjetet financiare të fituara nga djersa e punëtorëve të KEK-ut, të zotuara për investime të domosdoshme të kësaj ndërmarrje për të pasur prodhim stabil me energji elektrike si dhe për të mbajtur 4000 familje, mos të prekën, apo të transferohen për qëllime tjera, përndryshe jemi të detyruar dhe të gatshëm të ndërmarrim çdo veprim sindikal”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/