Sindikata e punëtorëve të fabrikës Ferronikel në Drenas, edhe sot ka mbajtur një takim me menaxhmentin për të diskutuar për gjendjen brenda fabrikës, me theks të veçantë për kontratat e punëtorëve.
Mirëpo, edhe në këtë takim nuk është arritur ndonjë marrëveshje sa i përket çështjes se prodhimit dhe punëtorëve.
Ky takim nuk është mbajtur brenda Ferronikelit dhe në të ka marrë pjesë kryeshefi ekzekutiv i Kavadarcit të Maqedonisë.
Fehmi Nika, përfaqësues i punëtorëve të kësaj fabrike, i ka thënë televizionit Tribuna se situata nuk ka ndryshuar dhe se nuk është marr ndonjë vendim për punëtorët.