Punëtorët që mbetën të bllokuar kur një tunel rrugor në ndërtim e sipër u shemb në Indi, kanë thithur ajër të pastër për herë të parë në 16 ditë pasi u shpëtuan.
Bëhet fjalë për 41 ndërtuesit e rrugëve që u mbërthyen në tunelin e vendosur në autostradën kombëtare Yamunotri në shtetin Uttarakhand, kur u shemb në mëngjesin e 12 nëntorit, përcjell Telegrafi.
Atyre u dërgoheshin ushqime, ujë dhe furnizime mjekësore përmes tubave nëpër rrënoja.
Ekipet e shpëtimit përdorën barela me rrota të lidhura me litarë për t’i nxjerrë nga errësira ndërsa të afërmit e mbledhur po vëzhgonin.
Si Forcat Shtetërore ashtu edhe Forcat Kombëtare të Reagimit ndaj Fatkeqësive janë të përfshirë në përpjekjet e shpëtimit, me qeverinë e shtetit që ofroi gjithashtu ndihmë.
Ndryshe, brenda disa ditësh pas shembjes, pati raportime se punëtorët po sëmureshin.
Kështu, më 15 nëntor, u tha se punëtorët kishin dërguar mesazhe për të thënë se disa vuanin nga dhimbjet e trupit, ethet dhe nervat.
Ndërkohë një varg autoambulancash po prisnin jashtë tunelit për të mbledhur punëtorët e liruar këtë mbrëmje, ku shumica u dërguan në një spital aty pranë.
Ndërsa disa që pësuan lëndime më të rënda do të dërgoheshin në një spital më në jug. /Telegrafi/