Telegrafi

Punëtorët e një restoranti në Pakistan u arrestuan pasi refuzuan të qerasnin policët

Të gjithë 19 punëtorët në një restorant, fast food, në Pakistan u arrestuan pasi refuzuan të qerasnin me hamburgerë një grup oficerësh policie, javën e kaluar.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, stafi në Johnny & Jugnu në Lahore u arrestuan të shtunën dhe u mbajtën brenda natës.

“Kjo nuk është hera e parë që ka ndodhur diçka e tillë në restorantin tonë”, thuhet në një deklaratë.

Nëntë oficerë policie të përfshirë në incident tani janë pezulluar.

“Askush nuk lejohet të marrë ligjin në duart e tij. Padrejtësia nuk do të tolerohet. Të gjithë ata do të dënohen”, tha zyrtari i lartë i policisë provinciale, Inam Ghani kur njoftoi pezullimet në Twitter.

Në një deklaratë të postuar në Facebook, Johnny & Jugnu, thanë se një grup oficerësh policie kishin shkuar në restorant dy ditë para incidentit dhe kishin kërkuar hamburgerë falas.

.