Telegrafi

Punëtorët e një pompe në Rumani u tronditën kur helikopteri aterroi para tyre, piloti kishte një hall të madh

Historia u regjistrua në komunën rumune të Courtea de Arges, pasi piloti i një helikopteri civil u ul në një pikë karburanti.

Helikopteri është i regjistruar në Shtetet e Bashkuara ndërsa piloti vendosi të bënte një lëvizje të pazakontë sepse i mbaroi karburanti në rezervuar.

Ai nuk e ka marrë parasysh faktin se në pompë ka pasur disa vetura dhe njerëz.

Administrata e Aviacionit Civil është duke e hetuar rastin, raporton observer.

Pas uljes, thuhet se zona duhej të sigurohej për të parandaluar problemet.

Autoriteti Rumun i Aviacionit po kontrollon të gjitha detajet dhe piloti rrezikon të humbasë patentën nëse konstatohet se ka rrezikuar jetën e të tjerëve. /Telegrafi/