Duke nisur nga ora 09:00 para Qeverisë, do të protestojnë punëtorët e “Kosova Thëngjillit”.
Sipas tyre, arsyeja e protestës është ndalja e punës nga Korporta Energjetike e Kosovës.
Ende nuk dihet numri i pjesëmarrësve.
Këta punëtorë kanë përdorur shpesh mjetin e protestave për të shprehur pakënaqësitë e tyre.
Ndryshe, Ndërmarrja “Kosova Thëngjill” ka rreth 80 punëtorë.