Drejtuesit e Sindikatës së Re, Korporata Energjetike e Kosovës, kanë njoftuar se punëtorët e KEK-ut, do të protestojnë më 25 qershor.
Sipas një njoftimi, protesta do të fillojë nga ora 12:00 dhe do të mbahet në sheshin “Nënë Tereza” para zyrës qendrore të KEK-ut, transmeton Telegrafi.
Njoftimi i plotë:
“Të nderuar anëtarë SRKEK-ut dhe punëmarrës të KEK-ut pas takimit të kryesisë ekzekutive Sindikatës së Re Korporata Energjetike e Kosovës sot me datë 18.06.2019 vendosëm që më datë 25.06.2019 nga ora 12 në sheshin “Nënë Tereza” para zyrës qendrore të KEK-ut të
Protestojmë për”
1. Marrëveshjen kolektive në nivel të KEK-ut
2.Paga jubilare të jepen në vazhdimësi jo vetëm për periudhën 2015-2017
3. Rivitalizimi i Termocentralit Kosova A, jo dekomisionimi (mbyllja).
4.Rishikimi i ligjit për paga aty ku përfshihen punëtorët e KEK-ut si dhe rritja e shuajtjes së ushqimit nga 1.74€ në 3.5€.
Me respekt nënkryetari i Sindikatës së Re Korporata Energjetike e Kosovës Nexhat Llumnica”. /Telegrafi/