Nga puna stresuese femrat fitojnë shtypje të lartë të gjakut dhe sëmundje të zemrës.
Deri më tani është menduar se hormoni estrogjen i mbron femrat nga sëmundjet e zemrës, ndaj të cilave gjithmonë më të prirë kanë qenë meshkujt. Megjithatë, hulumtimet më të reja tregojnë se ky rregull nuk është i saktë.
Është vërejtur se puna stresuese sjell me vete edhe mënyrën e keqe të jetesës te femrat- duhanpirjen, ushqyerjen jo të mirë dhe moslëvizjen. Ndërsa këta, po ashtu, janë faktorë që shtojnë rrezikun për sëmundje.
Në veçanti është vërejtur se probleme shëndetësore kanë femrat me moshë ndërmjet 30 dhe 50 vjeç.
Ekspertët iu rekomandojnë femrave që kanë punë stresuese që doemos të gjejnë kohë për relaksim deri sa nuk është vonë. /Telegrafi/