Christian Pulisic mbeti i lënduar pas një përplasjeje me portierin iranian Alireza Beiranvand teksa shënoi golin e parë për SHBA-të në ndeshjen e raundit të tretë të Kampionatit Botëror.
Ndërsa, pavarësisht se u kthye në fushë për pesë minutat e fundit të pjesës së parë, ai nuk mundi të rikthehej për pjesën e dytë, ashtu që Brendan Aaronson e zëvendësoi për shkak të një lëndimi në zonën e abdomenit.
24-vjeçari qëndroi në fushë për disa minuta pasi shënoi nga afër dhe nuk ishte në gjendje ta festonte golin e tij të parë në një Kampionati Botëror dhe u ndihmua nga stafi mjekësor.
Ylli i Chelseat u lëndua pas përplasjes me gjithë shpejtësinë me portierin kundërshtar dhe pritet në ditët të vijim të mësohet kohëzgjatja e mungesës së tij.
Shtetet e Bashkuara duhej doemos ta fitonin ndeshjen ndaj Iranin në mënyrë që të kualifikoheshin në fazën e 1/8 së finales. /Telegrafi/