Një yll që po rritet. Djaloshi që e dëgjon muzikën e Justin Bieber dhe po kërkohet me ngulm nga Manchester United , luan te Borussia Dortmund, ndërsa në ndeshjen e zhvilluar ndaj Liverpool it të Jurgen Klopp , ai bëri gjithçka, duke shënuar dy herë dhe duke e krijuar golin e tretë.
Quhet Christian Pulisic, i lindur më 18 shtator, 1998 në Hershey, Pennsylvania, në vendi ku Wilt Chamberlain shënoi 100 pikë në një ndeshje të NBA, magjepsi ndaj Liverpoolit, ku e fitoi edhe çmimin lojtari i ndeshje.
Më mirë të themi u quajt MVP, pasi çmimin nuk mundi ta marr.
Kjo pasi ai është 19 vjeç dhe i mbush 20, ndërsa në këtë moshë nuk mund të pish alkool në Amerikë, pasi limiti është mbi 21. Çmimi sponsorizohet nga birra Heineken në këtë turne veror.
Pulisic që po konsiderohet një yll i të ardhmes, gjatë ndeshjes ishte edhe protagonist i një gjesti shumë të mirë.
Një tifoz i vogël pushtoi fushën vetëm që të marr një ‘selfie’ me idhullin e tij, por që u kap nga sigurimi. Pulisic e ‘shpëtoi’ djaloshin dhe ia dha foton e dëshiruar.
Një histori që në fund kishte shumë personazhe të lumtura, me popullin amerikan që e di sigurt që ka një yll të madh të të ardhmes, por vetëm një nuk ishte i lumtur, ai quhej Jurgen Klopp.
Trajneri gjerman ka folur për talentin dhe mundësinë që të vijë të Liverpooli, duke nënvizuar që ka kontratë me klubin e tij aktual, Borussia Dortmundin dhe do të ishte vështirë të shkëputej. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=FH0jUV8xnfk