Një vajzë shtatëvjeçare është qëlluar për vdekje nga forcat e sigurisë në Mianmar, duke u bërë viktima më e re e njohur në shtypjen pas grusht shtetit ushtarak në vend.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, anëtarët e familjes thanë se vajza u vra në shtëpinë e saj në qytetin e Mandalay.
Myanmar është përfshirë nga protestat që kur ushtria mori kontrollin në vend më 1 shkurt.
Grupi i të drejtave, ‘Save the Children’, thotë se më shumë se 20 fëmijë janë në mesin e disa njerëzve që janë vrarë.
Në total, ushtria thotë se 164 njerëz janë vrarë në protesta, derisa grupi aktivist i Shoqatës së Ndihmës për të Burgosurit Politikë (AAPP) thotë se numri i viktimave është të paktën 261. /Telegrafi/