Site icon Telegrafi

Publikohet videoja e 13-vjeçarit që hapi zjarr në Jerusalem, sulmuesi qëlloi babë e bir – likuidohet nga civilët

Dy persona janë lënduar në një sulm terrorist në zonën arkeologjike të qytetit të Davidit në Jerusalem, që po konsiderohet si sulmi i dytë në 24 orët e fundit në Jerusalem.

Një djalë 13-vjeçar nga lindja e Jerusalemit hap zjarri në hyrje të lokalitetit arkeologjik, transmeton Telegrafi.

Në këtë sulm janë plagosur babë e bir, derisa sulmuesi adoleshent është qëlluar nga dy civilë, që kishin me vete armë dhe leje për bartjen dhe përdorimin e armëve.

Policia izraelite aktualisht është duke tentuar të identifikojë sulmuesin, kurse në këtë rajon kanë filluar bastisjet në tentim që të zbulohet nëse sulmuesi ishte ndihmuar nga dikush tjetër.

E në mesin e të lënduarve janë një 22-vjeçar dhe një tjetër 44-vjeç, që të dy në gjendje të rëndë.

Dyshja janë dërguar me urgjencë në qendrën medicinale Shaare Zedek, ka bërë të ditur zëdhënësi i Ministrisë izraelite të Mbrojtjes.

Në anën tjetër, zëdhënësi i Hamasit, Hazem Kasem, ka përshëndetur sulmin duke thënë se: “veprimi heroik në Silvan është një konfirmim i vazhdimit të rezistencës, në të gjitha territoret e pushtuara si dhe kundërpërgjigje për krime e pushtuesve mbi popullin palestinez”. /Telegrafi/

 

Exit mobile version