Site icon Telegrafi

Publikohet skandali i radhës në futbollin e Kosovës (Video)

Pas raportimit të skandalit me gjyqtarët dhe trajnerin kosovar, Ismet Munishi, Indeksonline tani ka publikuar një raportim ku shihet ana tjetër e errët e futbollit kosovar.

Vazhdimësia e skandaleve ka të bëj me një ndeshje të ligës së parë të futbollit kosovar. Ndeshja mes Ramiz Sadikut dhe Ballkanit ishte urdhëruar nga kryetari i klubit mysafir që ti falej skuadrës vendase.

Lexo po ashtu "Përballje": A ka kurdisje të ndeshjeve në Kosovë? (Video)

Florim Kryeziu, kryetar i skuadrës së Ballkanit e kishte porositur trajnerin e skuadrës së tij, Gëzim Hasin, që para ndeshjes të kumtonte lajmin se ndeshja duhej t’i falej Ramiz Sadikut.

Në një situatë të pakëndshme, të vështirë moralisht e profesionalisht, trajneri Gëzim Hasi ua kumton lajmin se kryetari ka dhënë urdhër që ndeshja duhej të lëshohej dhe se takimin duhej ta fitonte Ramiz Sadiku.

Lexo po ashtu Salihu: Nëse është nevoja do të largohen nga liga dy, tri apo katër ekipe shkaku i kurdisjeve

Megjithatë, Hasi nuk del nga niveli profesional duke iu thënë futbollistëve se ata të zgjedhin këtë situatë dhe nëse duan ta fitojnë lojën, atëherë le ta bëjnë këtë.

Futbollistët e Ballkanit treguan profesionalistet sportiv duke e mposhtur Ramiz Sadikun në terrenin mysafir me rezultat 1-2. Madje njëri nga futbollistët dëgjohet duke thënë se nuk do ta lëshojnë ndeshjen.

Pas kësaj fitoreje në skuadër plasën pakënaqësitë që për pasojë shpien largimin e disa futbollistëve në skuadër. /Indeksonline/

Exit mobile version