Telegrafi

Publikohet një video nga stërvitja e PSG-së, ajo tregon se Mbappe është i vetmuar

Fjalët për largimin e yllit të Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, sa vijnë e shtohen.

Ai tash e disa muaj ka qenë i lidhur me një kalim te Real Madridid, ndërsa është futur në vitin e fundit të kontratës.

Së fundmi është publikuar një video që tregon sulmuesin plotësisht të vetëm dhe të ndarë nga shokët e tij të skuadrës para nisjes së stërvitjes.

Kjo vjen pas nënshkrimit të ri të klubit, Lionel Messit.

Ardhja e argjentinasit është paraqitur si një arsye tjetër e mundshme pse Mbappe mund të dojë të të lëvizë.

Por në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Brest që zhvillohet të premten, trajneri Mauricio Pochettino ishte i qetë kur u pyet për të ardhmen e Mbappe.

Ai ka thënë se e sheh Mbappen të qetë dhe se do të ketë një sezon të madh./Telegrafi/