Drejtoria e Zhvillimit Rural në Prishtinë përmes një njoftimi ka bërë të ditur për të gjithë fermerët se janë publikuar listat e përfituesve të serrave me sipërfaqe 500m² dhe 200m², në kuadër të programit për mbështetjen e zhvillimit të bujqësisë.
Sipas njoftimit fermerët e përzgjedhur do të ndihmojnë rritjen e prodhimit bujqësor.
“Fermerët e përzgjedhur janë përfitues të serrave që do të ndihmojnë në rritjen e prodhimit bujqësor, duke rritur kapacitetin dhe zgjatur sezonin e prodhimit”, thuhet në njoftim.
Listat e përfituesve janë publikuar në faqen zyrtare të komunës dhe janë të qasshme për të gjithë, klikoni KËTU.