Telegrafi

Publikohet video kur skuadra e Italisë e shikonte momentin kur Eriksen u rrëzua pas atakut kardiak – Barella në lot, Donnarumma nuk mund të shikonte

Janë publikuar pamjet ku lojtarët e Italisë, po e shikonin të tronditur momentin kur Christian Eriksen, kishte pësuar atak kardiak, ndërsa shoku i skuadrës te Interi, Nicola Barella, nuk i mbajti lotët.

Danimarka po luante kundër Finlandës në ndeshjen e tyre të hapjes së grupeve kur Eriksen u rrëzua papritmas në tok dhe zemra e tij pushoi së rrahuri.

Dokumentari “Sogno Azzurro” u transmetua në RAI 1 këtë mbrëmje dhe kapi momentin kur lojtarët e Italisë po shikonin ndeshjen në një tablet përpara një seance stërvitore.

Domenico Berardi e kishte parë i pari momenti dhe u tregoi të tjerëve se çfarë po ndodhte.

Leonardo Bonucci shihej i mërzitur, ashtu si Jorginho, por Gianluigi Donnarumma nuk mund ta shikonte ngjarjen.

Barella shihej duke u larguar nga stërvitje në lotë, ndërsa Bonucci tentonte ta ngushëllonte për atë që kishte ndodhur.

Eriksen tashmë është mirë dhe fjalët e lojtarëve italianë ishin që mezi presin ta shohin në fushë dhe të luajë sërish më të. /Telegrafi/