Telegrafi

Publikohen uebfaqet e tregtisë së paligjshme

Sipas Radios Evropa e Lirë, në krye të listës qëndron faqja kryesore kineze e kërkimeve në internet, Baidu, ndërkaq zëdhënësi i kësaj kompanie nuk ka pranuar të flasë rreth ndihmës që kjo faqe interneti u jep kompanive për shitjen e mallrave të rreme.

Në mesin e faqeve të tjera janë ajo kanadeze IsoHunt, Rutracker me qendër në Rusi dhe Demonoid në Ukrainë.

Të njëjtat burime theksojnë se tregjet në Kinë, Ukrainë dhe Indi kryesojnë në tregtinë e mallrave të falsifikuara.

Disa nga uebfaqet:

Allofmp3 clones
Baidu
Taobao
ThePirateBay
IsoHunt
Btjunkie
Kickasstorrents
torrentz.com
Rutracker
Demonoid
Publicbt
openbittorrent
zamunda
vKontakte
TV Ants
91.com

/Telegrafi/