Kryeministri rumun Marcel Ciolacu dukej se do të fitonte më shumë vota në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të dielën.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, sondazhet vendosin socialdemokratin Ciolacu, 56 vjeç, përpara me 25%.
Kandidatja e qendrës së djathtë Elena Lasconi, 52 vjeçe, ishte 18% në exit poll, e ndjekur nga afër nga dy kandidatë të së djathtës, Calin Georgescu, 62 vjeç dhe George Simion, 38 vjeç, me 16% dhe 15% respektivisht.
Të dhënat e sondazhit të daljes nuk kapin preferencat e qindra mijëra rumunëve që jetojnë dhe votojnë jashtë vendit.
Deri në orën 21.00 ishin numëruar rreth 64% e votave dhe kishte të ngjarë të kalonin disa orë përpara se të dilte një rezultat i qartë.
Fushata u përqendrua kryesisht në rritjen e kostos së jetesës, me Rumaninë që ka pjesën më të madhe të BE-së të njerëzve në rrezik të varfërisë.
Lasconi, beson në rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen dhe ndihmën ndaj Ukrainës, dhe sondazhet sugjerojnë se ajo do të mundte Ciolacu në balotazh. /Telegrafi/