Site icon Telegrafi

Publikohen për herë të pamjet e anijes që forcat speciale amerikane e përdorin në beteja, atë e hedhin me parashutë nga aeroplani (Video)

Është një nga armët e fshehta të forcave speciale amerikane, e cila për herë të parë është publikuar në një video.

Pamjet e një videoje të publikuar më poshtë, shfaqin forcat speciale duke e hedhur nga aeroplani me parashutë anijen e tyre për operacione speciale, transmeton Telegrafi.

Aty shihet njësia e njohur si “Ekipi Special i anijeve” që përbëhet nga 20 persona, që hedhin me parashutë armën e tyre të fshehtë që e përdorin për beteja të ashpra.

Anija me emrin Combatant Craft Assault (CCA), përdoret zakonisht për të transportuar forcat speciale amerikane. Kjo anije është e dizajnuar në atë mënyrë sa që mund të transportohet lehtë, dhe të jetë e gatshme për beteja në ujë. Dy anije të llojit të tillë mund të futen brenda një aeroplani transportues të tipit C-17.

Ajo është 13 metra e gjatë dhe trupin e ka të punuar nga çeliku, dhe është rezistente ndaj plumbave dhe granatave. Dhe për ta bërë të padukshme për radarët derisa hidhet në ujë me parashutë nga aeroplani, ajo është e mbuluar me një material që e bën të jetë “fantazmë”. /Telegrafi/

Exit mobile version