Telegrafi

Publikohen pamjet: Momenti kur shoferi përplas makinën në portën e Xhamisë së Madhe të Mekës

Një makinë është përplasur për një derë të Xhamisë së Madhe në qytetin e shenjtë Saudit të Mekës, duke mos shkaktuar viktima, tha një zyrtar lokal.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, makina ishte devijuar nga rruga përreth oborrit jugor të xhamisë për shkak të shpejtësisë së lartë, shtoi zëdhënësi i rajonit të Mekës së Shenjtë.

“Shoferi u arrestua. Ai është një qytetar i cili u gjet se ishte në një gjendje anormale”, tha zyrtari pa detaje të tjera.

Aksidenti ndodhi të premten në orën 11.30 me kohën e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Ndryshe në fillim të këtij muaji, Arabia Saudite lejoi rifillimin gradual të Umras në Xhaminë e Madhe pas pezullimit për rreth shtatë muaj. /Telegrafi/