Site icon Telegrafi

Publikohen pamjet kur helikopteri në Leicester kishte filluar rrotullimin e pakontrolluar para rrëzimit në tokë

Rrëzimi i helikopterit jashtë stadiumit King Power la të vdekur pesë persona dhe kjo preku të gjithë në botën e futbollit.

Në helikopter në momentin e përplasjes ishte pronari i Leicester Cityt, Vichai Srivaddhanaprabha, dy pjesëtarë nga stafi i tij, piloti dhe partnerja e tij.

Tani janë publikuar edhe pamjet e para që tregojnë qartë momentin kur helikopteri u ngrit nga stadiumi i ‘Dhelprave’ pas ndeshjes ndaj West Hamit, dhe për shkak problemeve teknike pas ngritjes kishte filluar të rrotullohej në mënyrë të pakontrolluar.

Ngritja nga toka ishte normale

Pas gjithë kësaj helikopteri u  rrëzua në parkingun e veturave 200 metra jashtë stadiumit.

Lexo po ashtu Kameramani i Sky që pa aksidentin e helikopterit në Leicester: Piloti është një hero, mund të ishte edhe më keq

Në media është raportuar se piloti Eric Swaffer bëri të pamundurën që rrëzimi të jetë sa më larg stadiumit pasi rreth tij kishte ende tifozë.

Rrotullimet e kontrollua filluan pasi helikopteri ishte në një lartësi të madhe nga toka

Srivaddhanaprabha kishte blerë klubin anglez në vitin 2010 dhe pas investimeve dhe menaxhimit të mirë të krijojë një skuadër që fitoi titullin e Ligës Premier në sezonin 2015/16.

Biznesmeni tajlandez ishte i njohur edhe për veprat e tij humane në qytetin e Leicesterit. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=0xZmERqBUGk

Exit mobile version