Site icon Telegrafi

Publikohen pamje nga tallja e Donnarummas dhe Berardit me Anglinë

Gigio Donnarumma dhe Domenico Berardi u tallën me Anglinë pas fitores së Italisë në Euro 2020 duke kënduar ‘It’s coming home’ (Po vije në shtëpi) brenda dhomës së zhveshjes në Wembley.

Azzurët mposhtën Tre Luanët në finale, duke marrë në durat e tyre trofeun e dytë të Kampionatit Evropian.

Donnarumma ishte vendimtar me pritjet e tij, duke ndaluar gjuajtjen e Jadon Sanchos dhe Bukayo Sakas në penallti.

Lexo po ashtu Festa brenda zheshtore së Italisë i kishte të gjitha, aty edhe një legjendë e kombëtares

Azzurrët filluan festën e tyre të çmendur në zhveshtore, pas shpalljes kampion në turneun më të madh për kombëtare në Kontinentin e Vjetër.

Donnarumma, i cili u emërua Lojtari i Turneut, u tall me Anglinë, e në video ishte edhe Domenico Berardi duke kënduar ‘It’s coming home’ në dhomën e zhveshjes. /Telegrafi/

Exit mobile version