Telegrafi

Publiko fotografi me Birra Peja dhe fito dhuratë

Të gjithë adhuruesit e Birra Peja ftohen që të dërgojnë foto me produktet e Birra Peja në adresën info@birrapeja.com apo t’i publikojnë ato në Facebook në adresën Birra Peja Like si pjesë e fushatave të vazhdueshme për përkrahjen e produkteve vendore.

Fotografitë më të mira do të shpërblehen, përderisa fushata zgjat deri më 1 gusht 2011.

Në të njëjtën kohë, Birra Peja fton të gjithë të interesuarit të lajmërohen për vizitë në Fabrikën Birra Peja ku do ta përjetojnë kënaqësinë unike dhe nga afër do të njoftohen me teknologjinë e prodhimit të birrës dhe produkteve tjera të Birra Peja.

Aplikimi për vizitë bëhet në adresën e lartpërmendur, ndërsa të interesuarit do të pranojnë konfirmim të terminit për vizitë në fabrikë.