Video-loja PUBG Mobile u bë titulli më i shikuar i sporteve elektronike në zhanrin Battle Royale në vitin 2022.
Battle Royale është një nga zhanret më të nxehta të video-lojërave në të gjithë botën.
Që kur PlayerUnknown’s Battlegrounds u publikua në 2017, zhanri BR ka zgjeruar shtrirjen dhe popullaritetin e tij.
Lojërat Battle Royale gjenerojnë miliarda dollarë në vit dhe pritet të gjenerojnë pothuajse 18 miliardë dollarë të ardhura deri në vitin 2027, sipas marketwatch.
Një raport i fundit nga Esportscharts, ka zbuluar 5 lojërat më të shikuara të zhanrit Battle Royale për vitin 2022.
Sipas raportit, video-loja PUBG Mobile nga Krafton ka kryesuar listën, ndërsa Apex Legends i Respawn siguron vendin e dytë.
PUBG Mobile ka pasurmë shumë se 112 milionë orë shikueshmëri, ku më e larta ishte lojërat e 31-ta të Azisë Juglindore PUBG Mobile ku regjistroi rreth 903,011 shikues.
Pesë turnetë më të mirë në PUBG Mobile këtë vit kanë marrë të gjitha mbi 7 milionë orë kohë shikimi.
Ndërsa Finalja e Madhe e Kampionatit Global të PUBG Mobile 2022 (PMGC 2022) ende nuk ka ndodhur, dhe tashmë numëron mbi 20.9 milionë orë kohë shikimi. /Telegrafi/