Telegrafi

Psikologia thotë: Më mirë jeni beqarë, lumturia martesore është vetëm mit

Profesoresha Bella DePaulo, pohon se të qëndruarit beqarë i jep njerëzve mundësinë të bëjnë jetën më të mirë, më autentike dhe më domethënëse.

Ajo gjithashtu e ka sfiduar edhe idenë se martesa i ndihmon njerëzit të jetojnë më të lumtur, më gjatë dhe më të shëndetshëm, transmeton Telegrafi.

Pra, përmes këtij deklarimi ajo ka thënë se martesa e lumtur është vetëm mit.

Sipas saj, beqarët janë më të lidhur me prindërit, me motrat e vëllezërit, me miqtë, fqinjët dhe kolegët e punës sesa të martuarit.

Ajo shpreson se njerëzit do të fillojnë ta kuptojnë se martesa nuk i bën njerëzit më të lumtur dhe më të shëndetshëm, e gjithashtu e përmend faktin se shpeshherë njerëzit investojnë më shumë se ç’duhet kohë dhe energji për ta gjetur “të duhurin/en”. /Telegrafi/