Site icon Telegrafi

Psikologët shpjegojnë se përse nuk duhet të flisni me ish partnerin në rrjete sociale

Ekspertët e lidhjeve tregojnë se përdorimi i rrjeteve sociale është thikë me dy maje. Përderisa rrjetet sociale i forcojnë lidhjet shoqërore mes miqve dhe lidhjet romantike përmes komunikimit të vazhdueshëm edhe në lidhje në distancë, ato gjithashtu mund ta shkaktojnë depresionin dhe ta dëmtojnë mirëqenien e përgjithshme.

Rrjetet sociale janë të afta ta gjurmojnë çdo lëvizjen tuaj, ndërkaq ‘ndjekja’ e ish- partnerit dhe postimeve të tij/saj shpeshherë mund t’ju duket si gjëja më e arsyeshme për ta bërë, transmeton Telegrafi.

Por shkenca është këtu për të na shpjeguar se përse ky  fenomen është ide e keqe, dhe përse duhet t’i mbajmë ish- partnerët jashtë rrjeteve tona sociale.

Shpresa të rrejshme
Njerëzit ndajnë me tjerët shumë gjëra në rrjete sociale, por shumicën e kohës i ndajnë vetë gjërat e mira. Kjo do të thotë se ju e keni vetëm një pikëpamje për jetën e ish- partnerit: pra e shihni vetëm anën e mirë të jetës së tij/saj.

Kjo mund t’ju bëjë të krijoni shpresa të rrejshme dhe të filloni ta mendoni ribashkimin.

Depresion më i madh
Në fund të fundit, ndjekja e ish- partnerit në rrjete sociale thjesht nuk ju bën të ndiheni mirë.

Shkenca ka treguar se personat që i ndjekin ish- partnerët në rrjete sociale janë gjithashtu më të rrezikuar nga depresioni.

Duhet të mbani mend se rrjetet sociale janë të rrezikshme për shëndetin tuaj mendor dhe nëse nuk i përdorni siç duhet, mund ta pësoni. /Telegrafi/

Exit mobile version