Paris Saint-Germain ka konfirmuar ndryshimet e fundit në klub në rolin e drejtorit sportiv.
Klubi i madh francez ka bërë ndryshime në rolin e drejtorit sportiv gjatë ditës së sotme (e premte.
PSG me anë të rrjeteve sociale ka zyrtarizuar ndryshimet e fundit, ku i pari ishte largimi i Antero Henriques.
Club statement – Antero Henrique 👇https://t.co/BEHN6QqkoZ pic.twitter.com/upXvsXSsee
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) June 14, 2019
“PSG konfirmon se Antero Henrique largohet nga roli i drejtorit sportiv”.
Pas këtij vendimi, klubi nga Parc des Princes ka publikuar zyrtarizimin e Leonardos në vendin e tij.
Club statement – @leo_de_araujo 👇https://t.co/D9lHFhNeTP pic.twitter.com/Y1mxusvDLB
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) June 14, 2019
“PSG konfirmon se Leonardo është emëruar si drejtor i ri sportiv i klubit, pozitë që e ka mbajtur më parë nga viti 2011 në 2013”, thuhet në njoftimin e PSG-së.
“Jam vërtet i lumtur që po kthehem përsëri në Paris Saint-Germain”, ka thënë Leonardo pas pranimit të rolit. /Telegrafi/