Site icon Telegrafi

PSG zhgënjen në shtëpi në startin e Ligue 1 – ndalet nga Lorient

Paris Saint-Germain nuk e ka filluar mirë sezonin 2023/24 në Ligue 1, pasi barazoi pa gola në shtëpi me Lorient.

Pas vetëm tetë minutash, parisienët lëshuan një mundësi të artë për gol, pasi goditja e Goncalo Ramos u stopua nga portieri kundërshtar.

Më pas radha ishte edhe për Lorient, që rrezikoi nëpërmjet Laurent Abergel, mirëpo goditja e tij shkoi jashtë.

Lexo po ashtu I përjashtuar nga skuadra: Mbappe viziton zhveshtoren e PSG-së, pastaj shihet në humor të mirë me Dembelen

Pjesa e parë përfundoi me kaq, ndërsa 45 minutat e dytë ishin edhe më të varfër për nga numri i rasteve.

Lojtarët e Luis Enriques u munduan që të gjenin hapësira në mbrojtjen kundërshtare, por pa sukses.

PSG në fund ia doli që të merrte vetëm një pikë, duke e nisur jo mirë mbrojtjen e titullit në Ligue 1. /Telegrafi/

Exit mobile version